×
  • Lajme
  • Lajme

    Petroviq u sulmua nga një mbështetës i Milan Radoiçiqit

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 11:58

    Milan Kostiq, është personi i cili dyshohet se ka sulmuar sot deputetin e Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetarin e partisë serbe SLS, Slobodan Petroviq.


    Kostiq mbante pozitën e këshilltarit të ish-ministrit të Bujqësisë,Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Nenad Rikallo.

    Nga profili i Facebook-ut të Milan Kostiqit, vërehet se ai është një përkrahës i Milan Radoiçiq, personit i cili është i akuzuar për vrasjen e Olover Ivanoviqit, e që aktualisht është në kërkim të organeve të sigurisë.

    Deputeti i vetëm serb që nuk i takon Listës Serbe, Slobodan Petroviq, është sulmuar në një restorant në qendër të Prishtinës.

    Reporteri.net ka mësuar se ai ishte duke pirë kafe në afërsi të Kuvendit kur u sulmua.

    Për rastin është kontaktuar edhe Policia e Kosovës, të cilët nuk kanë dhënë detaje për rastin.

    Ndërkohë, vetë Petroviq ka paralajmëruar një konferencë për media në Kuvend të Kosovës, ku do të flas rreth këtij sulmi të cilit, deri tani, nuk i dihen motivet.

    “Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Slobodan Petroviq, sot, më 20 mars 2019, mban konferencë për media. Koha: 12:00. Vendi: Holli i Kuvendit”, ka njoftuar zyra për informim e Kuvendit të Kosovës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!