×
  • Lajme
  • Lajme

    Pishmanliu serb i “denazifikimit të Ballkanit” akuzon Perëndimin dhe Kurtin se duan luftë me Serbinë

    Reporteri
    23 Gusht 2022 | 15:29

    Autor: Xhezair Dashi


    Pishmanliu serb i cili javë më parë deklaroi se “Serbia do të detyrohet të denazifikojë Ballkanin”, Vladimir Gjukanoviç, kësaj u shpreh se “druaj se kryeministrin Kurti perëndimi po e shtyn drejt konfliktit me Serbinë”, transmeton Reporteri.net

    Zyrtari i lartë i SNS-së së Aleksandër Vuçiç, i njohur për pishman të shpejtë dhe kërkimfalje, si ajo për “denazifikim të Balkanit”, tha se situata me Kosovën është e tensionuar dhe se “Serbia duhet të qëndrojë e përgatitur”.

    “Kam frikë se Kurti po shtyhet drejt konfliktit me Serbinë, dhe na takon neve të parandalojmë atë konflikt”, i ka thënë ai agjencisë së lajmeve serbe “Tanjug”.

    “Shiheni çfarë po ndodh në Kosovë, dikush po gropon, po blen naftë, po dërgon ushqime; është e qartë se për turizëm s’po e bëjnë, por sepse po përgatisin diçka. Nuk duhet të jemi të marrë e t’i gënjejmë njerëzit”, ka thënë mes tjerash ai.

    Pyetur se çfarë mund të ndodh më 1 shtator kur të fillojë zbatimi i masave të reja reciproke nga qeveria kosovare, ai tha se “kush e di”.

    “Po ta dija kur do të rrëzohesha, do qëndroja ulur. Kush e di çfarë ka në mendje Albin Kurti, ose ata që e shtyjnë atë drejt kësaj, gjithçka është e paparishkueshme”, tha Vladimir Gjukanoviç.

    Gjashtë pikat e paraqitura nga kryeministri Kurti, të cilat i paraqiti në konferencë për media, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ky zyrtar tha se “janë të çmendura”.

    “Kur s’mund t’u ufroni njerëzve zgjidhje cilësore ekonomike, sepse Kosova s’ka ekonomi, sepse njerëzit po u ikin, me varfëri të lartë, me ndërprerje të vazhdueshme të energjisë, kur s’ka shpresë, atëherë gjeni dikë të fajësoni dhe të kërkoni konflikt”, ka thënë mes tjerash ai.

    Gjukanoviç kohëve të fundit u bë senzacion medial ku përmes një cicërime në Twitter, shkroi se “Mua më duket se Serbia do të detyrohet të denazifikojë Ballkanin”, duke përdorur fjalor të qartë të Kremlinit, pretekst të cilën Moska e përdori për të nisur invazionin brutal të Ukrainës.

    Ky zyrtar doli menjëherë kërkoi falje, dhe e quajti veten “absolutisht të papërgjegjshëm” dhe shtoi se “i shkaktova shumë telashe presidentit Vuçiç”./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!