Muajtë në vijim pritet që nga ndërmjetësi evropian për dialog, Miroslav Lajçak, të paraqiten më konkretisht për diskutim publik disa elemente të planit franko-gjerman, tha Millan Igrutoviç nga Instituti për Studime Evropiane në Beograd për Euronews në gjuhën serbe, raporton gazeta online Reporteri.net.

Igrutinoviç tha se gjithashtu pritet që asistenca e Shteteve të Bashkuara ndaj Bahskimit Evropian do t’i sjell më afër propozimet si dhe përmes Gabriel Escobar do të qëndrojë prapa atyre tezave.

“Ata kanë shpenzuar vitin e kaluar për të treguar se ka një lloj unitetin mes ShBA’së dhe BE’së për Dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe se do të punojnë edhe në nivele nacionale e në ambasadat gjermane dhe franceze në Beograd dhe Prishtinë përmes takimeve dhe tubimeve për promovimin e këtyre ideve, duke i qartësuar dhe i shpjeguar në hollësi, mbase jo edhe aq shumë publik por për liderët politikë”, ka thënë ai.

Reklamë

Në lidhje me mosformimin e Asociacionit dhe insistimin e Serbisë në të, ai tha se “është çështje taktizimi diplomatik i asaj se kush çka duhet të përmbush”.

“Por, Marrëveshja e Brukselit përmban disa pako sektorale, ajo çfarë pritet nëse e interpretojmë propozimin franko-gjerman në mënyrë korrekte dhe nëse i shohim lajmërimet e Komisionit Evropian, poenta e iniciativës së tyre është që Serbia mund edhe të mos e njohë formalisht Kosovën, por se nuk duhet t’ia mbyll dyert në anëtarësimin e  saj në organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe OKB-në”, shpjegoi më tej Millan Igrutinoviç.

Përmbajtja e planit franko-gjerman ende nuk është bërë publike, por se premisë kyçe e saj është thënë të jetë konsolidimi ndërkombëtar i shtetësisë së Kosovës në anëtarësimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, përkatësisht me mospengesën e Serbisë në këmbim të anëtarësimit të përshpejtuar të Serbisë në Bashkimin  Evropian.

Shefi i diplomaciës evropiane, Josep Borell, këtë të premte ka deklaruar se ka pranuar komentetet e palëve rreth planit franko-gjerman./Reporteri.net/