Se plani franko-gjerman tani më është pjesë përbërëse e dialogut të fascilituar nga BE ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e konfirmoi edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, raporton gazeta online Reporteri.net.

“E kemi integruar [planin franko-gjerman] në dialog, pra është e domosdoshme”, u përgjigj ajo në një pyetje të gazetarëve në konferencën e përbashkët për media me kancelarin federal gjerman Olaf Scholz.

Presidentja e KE-së u bëri thirrje palëve të ecin tutje, ngase siç tha ajo “kjo është një urë e cila po ndërtohet, për ta zgjidhur një problem që është i zgjidhshëm”.

Reklamë

Sipas saj, zgjidhja e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë është në të mirën e procesit të përshpejtimit të integrimeve evropiane si dhe është e mbështetur në meritë./Reporteri.net/