×
  • Lajme
  • Lajme

    Planifikoi sulm kundër komunitetit LGBTI në Prishtinë, i ngritet aktakuzë kosovarit

    Reporteri
    15 Shtator 2023 | 16:42

    Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit B.V.

    Sipas Prokurorisë, i njëjti dyshohet se po përgatiste një sulm të rrezikshëm ndaj një grupi të komunitetit LGBTI në Kosovë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Prokuroria Speciale njoftoi se ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri B.V. ka bërë përgatitje të sulmeve terroriste në Kosovë, me materie të rrezikshme, dhe vdekjeprurëse për jetën e njerëzve në kombinim me, NITRATE DE CALCIUM, në sheshin e Prishtinës ndaj pjesëtareve të komunitetit LGBTI dhe në pikën kufitare Merdarë, i njëjti me datë 21.02.2023, arrestohet nga Policia e Kosovës”.

    Kjo, nga Prokuroria, po konsiderohet si vepër terroriste.

    “Me këto veprime i pandehuri B.V. ka kryer veprën penale ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’, nga neni 138 paragrafi 1 lidhur me veprën penale kryerja e veprës terroriste nga neni 129 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!