Policia aksion në Pejë, mbyllen shtatë lokale dhe arrestohet një person

Bazuar në ankesa të qytetarëve për ndotje akustike në disa lokale në zonën e komunës së Pejës, njësitet policore të Stacionit Policor në Pejë dhe nënstacionit në Vitomiricë, kanë ndërmarrë veprime operacionale sipas urdhëresës operative, në bashkëpunim të plotë edhe me inspektorët komunalë, të cilët kanë inspektuar lokalet të cilat dyshohej se nuk i përmbushnin obligimet ligjore për veprimtari që kryenin dhe ndotje akustike.


Urdhëresa është realizuar gjatë vikendit me datën 29, 30 dhe 31. 03.2019, me ç’rast gjatë këtij aksioni, nën asistimin policor janë mbyllur shtatë (7) lokale.

Në fshatin Vitomiricë – komuna, Pejë janë mbyllur tri (3) lokale dhe është arrestuar një person për veprën ‘dëmtim i vulave zyrtare’ si dhe janë shqiptuar gjoba në tri rastet për mosrespektim të orarit dhe ndotje akustike.

Në fshatin Ozrim komuna Pejë është mbyllur një (1) lokal, është shqiptuar gjobë për mosrespektim të orarit dhe për ndotje akustike.

Në Pejë janë mbyllur tri (3) lokale, janë shqiptuar gjoba në tri rastet për mosrespektim të orarit dhe ndotje akustike.