×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia dhe Inspektorati i Punës flasin për rastin e këputjes së dorës së një punëtoreje në një market

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 10:03

    Policia thotë të mos ketë informacione për rastin e raportuar në media, ku një punëtore e një marketi e sektorit të mishit, shihet teksa e këput dorën në vend të punës. 


    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i kontaktuar nga reporteri.net, ka thënë të mos kenë informacione për një rast të tillë.

    Ai ka thënë se deri më tani nuk ka informacion nëse është iniciuar ndonjë rast i tillë në polici, dhe ai shpreh dyshime se video e publikuar në media, nuk është se ka ndodhur fare në Kosovë.

    Lajmi, dhe video ishte publikuar nga Gazetën Express, dhe në të thuhej se rasti ka ndodhur në një market në Kosovë.

    ‘Mos e ke fjalën për një video në portale, ajo mund të mos ketë ndodhur në Kosovë por diku tjetër. Deri më tani nuk kam informacion për një gjë të tillë, do të interesohem për këtë, nëse rasti është paqaitur në polici ai është iniciuar në rajonin përakatës’, ka thënë Baki Kelani për Reporteri.net.

    Reporteri.net, ka kontaktuar edhe Inspektoratin e Punës, ku edhe ata kanë deklaruar të mos kenë informacione për këtë rast.

    Basri Ibrahimi, kryeinspektor i Punës, ka thënë të mos kenë informacion për këtë rast. Ai ka thënë se një rast i tillë nuk është raportuar deri më tani nga askush në Inspektoratin e Punës. /reporteri.net

    https://reporteri.net/lajme/punetorja-e-sektorit-te-mishit-ne-nje-market-ne-kosove-keput-doren-publikohen-pamje/?fbclid=IwAR0260UzfTqJLuSl54MgTvAEV0gWScB40tnbSeZh6MF5YLc0xS9gj3XRqxA

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!