×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës: Janë të pavërteta raportimet se Njësia Speciale do të ndërhyjë në veri

    Reporteri
    10 Dhjetor 2021 | 15:17

    Policia e Kosovës i ka mohuar raportimet e mediave serbe që njësitet speciale janë duke u bërë gati për një aksion në veri të Mitrovicës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në një përgjigje për Gazetën Online Reporteri.net, tha se shkrimet e tilla të mediave serbe janë të pavërteta dhe kanë për qëllim dezinformimin e opinionit publik.

    “Referuar shkrimeve dhe publikimeve të bëra sot 10/12/2021 nga disa mediume kryesisht serbe, se kinse njësitet speciale të Policisë së Kosovës janë përforcuar në jug të Mitrovicës dhe po përgatitet të hyjnë në veri të Mitrovicës, ju informojmë se informacionet dhe shkrimet e tilla janë të pavërteta dhe kanë për qëllim dezinformimin e opinionit publik. Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe në baza ditore kryen aktivitete dhe punë rutine policore”, ka deklaruar Kelani.

    Sot gazeta serbe “Kurir”, që është pro presidentit serb Aleksandër Vuçiq, raportoi se Policia e Kosovës po përgatit një operacion në veri me forcat e saj speciale.

    Mediumi i Vuçiqit raporton për aksion në veri, Kryeprokurori i Speciales refuzon ta komentojë

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!