×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia: I vrari në Lipjan ishte punëtor i kazinos

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 22:00

    Një person është gjetur i vrarë në qytetin e Lipjanit rreth orës 20:00 në një lokal në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan. Viktima ishte punonjës i kazinos ku u gjet i vrarë, shkruan Reporteri.net. 


    Policia njofton se me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe “nga keqyrja fillestare e vendngjarjes është konstatuar se një mashkull rreth 36 vjeç , që është konfirmuar si punëtori i lokalit në fjalë është pa shenja jete, dhe ka një plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit”.

    “Aktualisht po vazhdon ekzaminim i vendit të ngjarjes si dhe rasti po hetohet nga ana e policisë si vdekje e dyshimtë perderisa janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Reporteri.net.

    Por burime të Reporterit.net thonë se viktima nuk është nga komuna e Lipjanit por nga një komunë tjetër. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!