×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për vrasjen dhe plagosjen në Marmull të Gjakovës

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 20:42

    Policia rajonale e Gjakovës ka konfirmuar vrasjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri në fshatin Marmull. Sipas policisë i dyshuari dhe viktima janë nga i njëjti fshat.


    “Nga vendi i ngjarjes, patrullat policore raportojnë së një i dyshuar (i njohur për policinë) ka shtënë me armë automatike në drejtim të dy meshkujve. Njësitet policore janë duke kryer procedurat e shikimit të vendit të ngjarjes dhe janë vënë në kërkim të të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Policia thotë se lidhur me të rejat rreth rastit do ta njoftojë opinionin me kohë.

    Kujtojmë se Reporteri.net net ka mësuar se personi i vrarë është me inicialet T.B. nga fshati ku ka ndodhur vrasja.

    Burimet e portalit tregojnë se i dyshuari për këtë vrasje është larguar nga vendi i ngjarjes, pasi ka kryer krimin. Megjithatë i njëjti ka arritur të identifikohet nga Policia, e cila është vënë në ndjekje të tij,
    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!