×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia: Morëm telefonatë anonime për vendosjen e bombës në Stacion të Autobusëve

    Reporteri
    23 Dhjetor 2021 | 15:29

    Policia e Kosovës, në një përgjigje për Gazetën Online Reporteri.net, ka konfirmuar incidentin në Stacionin e Autobusëve.

    Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, konfirmoi për Reporteri.net se një person anonim i ka thirrur dhe i ka njoftuar se ka vënë mjete shpërthyese.

    ‘Rreth orës 14:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që   janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, njofton PK-ja.

    U.D., i Drejtorit të Stacionit të Autobusëve, Arianit Grezda, ka konfirmuar se aktualisht nuk ka asnjë person brenda Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.

    Bllokohet Stacioni i Autobusëve, dyshohet për bombë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!