×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje rreth konfiskimit të mbi 11 kilogramëve drogë në Merdare

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 12:23

    Mbi 11 kilogramë substancë narkotike është gjetur dhe konfiskuar mbrëmë në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare. Substanca narkotike është gjetur një autobus të një kompanie turistike me targa (KS), e cila kompani mbanë linjën e rregullt nga Prishtina me një shtet tjetër europian.


    “Gjatë kontrollimit të autobusit, udhëtarëve si dhe valigjeve të tyre, në bagazhin e autobusit kanë qenë (3) tri qanta ku në to kishte 2 zmadhues zëri dhe një klimë për ftohëje, ku në brendësi të tyre janë gjetur (11) njëmbëdhjetë paketime me bari ngjyrë të gjelbër e dyshuar si substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 11 kg e 65 gram”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës drejtuar mediave.

    Daut Hoxha, zëdhënësi i Policisë e ka konfirmuar rastin për Reporterin, ai ka thënë që Policia e Kosovës në bashkëpunim me ekipet e Doganës kanë konfiskuar mbi 11 kg narkotikë.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësia e antidrogës –Prishtinë, njësia K9 si dhe forenzika rajonale e Prishtinës e cila ka bere fotografimin, matjen dhe tërheqjen e dëshmive.

    Në lidhje me rastin është kontaktuar Prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij autobusi ndalohet për një kontroll të detajuar, perderisa janë intervistuar edhe dëshmitarë të rastit.

    Policia me njësitet kompetente është në proces të hetimit të rastit dhe identifikimit të të dyshuarit të involvuar. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!