×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e këtij personi të dyshuar për disa vjedhje

    Reporteri
    14 Prill 2023 | 15:05

    Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të bashkëpunojnë për identifikimin e një personi të dyshuar për disa vjedhje.

    “Njësiti i hetimeve që operon në kuadër të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në njoftimin e policisë.

    I dyshuari kërkohet për përfshirje në disa raste të vjedhjeve, që janë raportuar ditëve të fundit në Prishtinë.

    “Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim të policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!