Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin e Gazetës Online Reporteri.net për therjen me thikë në Postën e Kosovës, në lagjen Ulpiana, paraditen e së mërkurës.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se një person ka mbetur i lënduar dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa hetimet lidhur me rastin kanë nisur.
“Sot rreth orës 09 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti i cili është cilësuar si lëndim i rëndë trupor”, tha Ahmeti për Reporteri.net.
Gazeta Online Reporteri.net raportoi se bëhet fjalë për djalin e Sabit Gecit, Kushtrim Gecin i cili ka therur me thikë kolegun brenda zyrës së tij.
Viktima siç mëson Gazeta Online Reporteri.net është Sadri Shala, 46-vjeç, anëtar i Kryesisë së PDK-së.
/Reporteri.net/
Djali i Sabit Gecit ther me thikë kolegun e tij të punës, arratiset
Viktima e therur nga djali i Sabit Gecit është anëtar i Kryesisë së PDK-së në Lipjan