×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia në Beograd thotë se ka marrë masa mbrojtëse për furrtarin shqiptar

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 16:09

    Drejtoria e Policisë së Beogradit pohon të ketë ndërmarrë masa përkatëse me qëllim të mbrojtjes personale dhe të pronës së Mon Gjurajt me familjen e tij, pronar i furrës në Borçe të Beogradit. 


    Reporteri.net kishte raportuar se si serbët i kishin bllokuar furrën shqiptarit në Beograd, vetëm pse bëri shqiponjën.

    Të shtunën që e lamë, dhjetëra djathtistë, siç i cilëson MPB e Serbisë qytetarët e Beogradit që bllokuan furrën e Gjurajt, ngjitën në muret e saj letra me tekste “Kosova është Serbi” dhe u bën thirrje qytetarëve të mos blejnë më bukë në furrën e shqiptarit.

    Ata lanë në pultin para derës së furrës një kokë derri, ndërsa në rrjetet sociale u publikuan shumë mesazhe fyese e kërcënime ndaj furrëtarit shqiptar dhe familjes së tij

    Autoritetet serbe thanë se e gjitha kishte ndodhur pasi në Facebook ishte publikuar një fotografi e vjetër dy vjet, në të cilën njëri nga të punësuarit në këtë furrë dukej me simbolin kombëtar shqiptar.

    Vetë furrëtari Gjuraj i ka thënë REL-it se kishte frikë për sigurinë dhe jetën e vet dhe të familjes.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!