×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia në Gjakovë po kontrollon transportin publik, qindra gjoba

    Reporteri
    07 Dhjetor 2021 | 9:23

    Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë po implementon plane të ndryshme operative në ngritjen e sigurisë rrugore edhe gjatë sezonit dimëror.

    Në vazhdën e planeve tjera të operimit në ngritjen e sigurisë rrugore, nga data 01.12.2021, NJRKRR-ja ka filluar në implementim edhe të  Planit Operativ “Kontrollimi i shtuar i transportit publik”, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Që nga fillimit i planit,  Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë po vazhdon me aktivitete vetëdijesuese dhe të asaj ndëshkuese ndaj kundërvajtësve të ndryshëm.

    Nga data 01.12.2021, deri me datën 05.12.2021, janë shqiptuar nga DRP-Gjakovë :

    – 729 gjoba të ndryshme të shkeljes së rregullave të trafikut, ku prej tyre janë shqiptuar:

    – 52 gjoba të planit  operativ  “Kontrollimi i shtuar i transportit publik”.

    “DRP –e Gjakovë do të vazhdon me aktivitete të ndryshme në aspektin e ngritjes së sigurisë rrugore, me qëllim të parandalimit të aksidenteve rrugore”, përfundon kumtesa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!