×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia në Obiliq ka arrestuar dy persona që dyshohet se ka kohë që po vjedhin

    Reporteri
    20 Janar 2022 | 23:40

    Njësitet policore të stacionit të Obiliqit që nga fillimi i këtij muaji, thonë se i kanë dhënë përparësi luftës kundër disa shqetësimeve që kohët e fundit ka pasur komuniteti në lidhje me rastet e vjedhjeve të ndodhura në zona të ndryshme.

    Puna policore e organizuar me veprime specifike operative me qëllim kapjen e personave, për të cilët dyshohej të jenë të përfshirë në disa raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda kryesisht në fshatin Plemetin të komunës së Obiliqit, sot ka rezultuar me arrestimin e dy prej të dyshuarve të implikuar në raste të tilla.

    Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze si dhe ato operativo-policore në përputhje me rekomandimin e prokurorit të shtetit të dyshuarit janë proceduar më tej.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!