Policia në rajonin e Prizrenit ka njoftuar se gjatë ditëve të vikendit ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19 dhe parandalimin e aksidenteve në komunikacion.
Sipas Policisë, në datat 17, 18 dhe 19 dhjetor, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti covid-19 në qendrat tregtare, sheshe dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 131 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar këto masa në bazë të ligjit.
“Jo vetëm këto, por janë shtuar aktivitetet në parandalim të aksidenteve dhe kontrollimin e rrjedhës së trafikut, ku në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar gjithsej 535 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion. Aktiviteti i policisë ishte përkushtuar në realizimin dhe zbatimin e urdhëresave nga gjykata, vetëm gjatë javës së kaluar janë realizuar gjithsej 47 urdhëresa, ku 47 persona të dënuar apo të ftuar për intervista janë ndaluar sipas vendimeve të gjykatës themelore në Prizren dhe Suharekë. Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.