×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia parandalon garat e shpejtësisë në autostradën “Ibrahim Rugova”

    Reporteri
    14 Prill 2023 | 14:31

    Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësia për Kontroll të Autostradave sot ka parandaluar mbajtjen e garave të shpejtësisë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

    Në njoftimin e Policisë thuhet se lidhur me këtë ka shqiptuar shtatë gjoba për ndalje të parregullt në autostradë.

    “Gjatë patrullimit në autostradën ‘Dr. Ibrahim Rugova’ në kuadër të planit operativ ‘Parandalimi i Garave të Shpejtësisë’ në afërsi të fshatit Trudë ka hasur në disa automjete të cilat ishin ndaluar në hapësirën e autostradës me ç ‘rast është arritur të parandalohen garat ilegale dhe ndaj shoferëve janë shqiptuar shtatë gjoba për ndalje të parregullt në autostradë”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!