Dy persona janë plagosur me armë zjarri si pasojë e një incidenti mes familjarëve në Gjakovë. I dyshuari u arrestua.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti u iniciua si “Vrasje në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”

“Gjakovë 10.11.2026 – 16:30. Dy meshkuj kosovarë janë plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë. Palët e përfshira në incident janë në lidhje familjare ndërmjet vete dhe motivi i rastit nuk dihet. I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është sekuestruar një armë që dyshohet se është përdorë në rast, katër gëzhoja dhe një fishekë. Po ashtu bashkëshortja e të dyshuarit e ka dorëzuar në polici një armë gjuetie që ishte në pronësi të personit të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Reklamë

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.