×
  • Lajme
  • Lajme

    Politologu boshnjak: Serbia s’është në gjendje të sulmojë Kosovën

    Reporteri
    17 Nëntor 2022 | 12:08
    Politologu dhe analisti politik Harun Cero

    Serbia nuk është në gjendje të sulmojë Kosovën, së paku jo në këto kohë.

    Kështu e ka vlerësuar shkencëtari politik Harun Cero, situatën mes Kosovës dhe Serbisë pyetur nga mediumi boshnjak “Klix”, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Një sulm eventual ndaj shtetit të Kosovës, siç e shpejgon Cer, do ta dëmtonte Serbinë në të gjitha fushat.

    “Mendoj se një skenar i tillë nuk ka gjasa të ndodh, dhe mendoj se Serbia, së paku tani, kur është nën presion për t’iu bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë, kur investimet perëndimore po i qëndrojnë pezull në balancë, dhe në kohën kur Rusia nuk po avancon siç priste në Ukrainë, nuk është e gatshme për një hap të tillë”.

    “Do ta dëmtonte në të gjitha fushat, prej ekonomisë e te siguria, dhe do ta humbiste ‘levën’ dhe mundësitë për të arritur qëllimet politike përmes mjeteve diplomatike. Politikat e neutralitetit në një kohë sulmi potencial nuk do të ishin më të qëndrueshme”, ka thënë ai./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!