×
  • Lajme
  • Lajme

    Ponosh: Shpërthimi i pakontrolluar i Vuçiçit tregon se Kurti e mundi atë

    Reporteri
    05 Dhjetor 2022 | 11:31
    Politikani opozitar serb, Zdravko Ponosh

    Shpërthimi i Vuçiçit ndaj Kurtit është pasojë e faktit se Kurti e ka mboshtur atë, ka thënë Zdravko Ponosh, kundërkandidati i Presidentit të Serbisë, në zgjedhjet presidenciale të 3 prillit në Serbi, e citoi të ketë thënë e përditshmaj serbe “Danas”, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    “Ai shpërthim zemërimi, që ishte i pakontrolluar, është pasojë e faktit se Kurti e mundi. Krijuesit e Kurtit e lanë Kurtin të jetë Kurt. […] Askush s’duhet t’i thotë Kurti që po provokon një ujk, ai është thjesht Kurti”, ka thënë ai.

    Duke komentuar ministrin e ri serb në qeverinë kosovare, Nenad Rashiç, dhe pretendimet se “nuk ka legjitimitet” në të qënit përfaqësues i serbëve të Kosovës, Zdravko Ponosh tha se “edhe në Serbi ka njerëz që s’kanë kredibilitet, sikur Aleksandar Vulin, kredibiliteti i të cilit vjen nga të qënit mik i Vuçiçit”.

    Në lidhje me vizitën e Përfaqësuesit Special të BE’së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, politikani serb tha se kjo do t’i shërbejë Vuçiçit.

    “Njëra është që të krijohet një atmosferë ku Vuçiçit i kërkohet të shkojë në Tiranë. Do ta kënaqë Vuçiçin dhe të shërbejë si mbulesë që miqtë e tij ia kërkuan pjesëmarrjen. E dyta është mbase diskutimi për zbatimin dhe se çfarë lloj marrëveshje do të ketë në tavolinë. Ne nuk e dimë se çfarë marrëveshje do të jetë. Kam pasur një dokument në duar, ka elemente që meritojnë vëmendje”, ka thënë ai./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!