×
  • Lajme
  • Lajme

    Portreti me 276 mijë e 138 gëzhoja plumbash i Agim Ramadanit vendoset në Gjilan

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 10:57

    Me 276 mijë e 138 gëzhoja plumbash është ndërtuar portreti i komandant “Katanës”, Agim Ramadanit.


    Mozaiku i ndërtuar nga një i ri Besart Gashi, është vendosur në Qendër të Gjilanit në ditën e lindjes së Agim Ramadanit. Shumë qytetarë u mblodhën për të parë nga afër zbulimin e këtij punimi të heroit kombëtar “Katana”.

    Ideatori dhe sponsorizuesi i këtij monumenti, Muhamet Ajrullahu, tha se ndihet i lumtur që qytetarët e Gjilanit tani çdo ditë do të zgjohen me portretin e heroit të tyre, Agim Ramadanit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!