×
  • Lajme
  • Lajme

    Prenk Gjetaj: 1600 personat e zhdukur janë në varrezat masive në Serbi

    Reporteri
    16 Mars 2019 | 9:51

    Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur shpreson që çështja e personave të zhdukur të trajtohet në dialogun me Serbinë. Ai thotë se vetëm presioni nga bashkësia ndërkombëtare mund ta bëjë Serbinë të flasë për vendndodhjen e personave të zhdukur.

    “Ne me kohë e kemi thënë se niveli i bisedimeve është mirë të ngritet dhe të mos mbetet peng çështja e personave të zhdukur për proceset e mëtutjeshme. Mirëpo, është me rëndësi që kjo çështje pa u zgjidhë nuk mund të bëhen hapa të mëtutjeshëm”, ka thënë Gjetaj.

    Ai ka theksuar se presioni politik mbi palën serbe është i nevojshëm dhe këtë mund ta bëjë vetëm bashkësia ndërkombëtare.

    “Çdo hap në zhvillimet me Serbinë duhet të jetë çështja e të pagjeturve si pengesë që nuk do të mund të ecë më tutje sepse është një brengë, një dhembje për familjarët. Sigurisht ne shpresojmë që kjo çështje do të trajtohet, sepse nuk varet vetëm prej nesh po edhe nga pala tjetër, e që deri më tani nuk ka qenë e gatshme me na informuar për vendndodhjen e atyre që na mungojnë dhe po shpresojmë që do të bëhet një presion nga bashkësia ndërkombëtare në mënyrë që të dihet për personat e zhdukur”, deklaroi  Gjetaj.

    Për më tepër ai vlerëson se Serbia nuk po ndjehet e gatshme për të dhënë informacione. Ai thotë se ka njerëz me emër e mbiemër që ka udhëhequr këto aksione kriminale dhe këta njerëz duhet pyetur se ku ndodhen varrezat.

    “Ne shpresojmë dhe kërkojmë që kërkesa jonë të realizohet sepse deri më tani Serbia nuk po ndjehet e gatshme për të na informuar për atë që dinë, sepse ka të dhëna, ka informata. Janë njerëzit të cilët kanë emër, mbiemër që kanë udhëheq ato aksione, veprime kriminale dhe po ata njerëz t’i marrin t’i pyesin dhe të na tregojnë për vendndodhjen e varrezave se ku gjenden njerëzit të cilët na mungojnë” është shprehur Gjetaj.

    Ai bënë të ditur se deri më tani nuk ka ndonjë lokacion që pritet të ketë varreza masive.

    “Tani për tani ka lokacione që nuk priten varreza masive. Janë disa lokacione, të cilat janë në agjendën tonë për tu vlerësuar dhe do të varet prej informacioneve të cilat mund të na arrijnë por normalisht as një informacion që e marrim, ose vjen përmes mekanizmave që bashkëpunon komisioni qeveritar, nuk injorohet.
    Vlerësohet dhe pas vlerësimeve normalisht mbyllet si rast ose pas gjetjeve zhvillohet procedura të mëtutjeshëm për identifikim”.

    Ai dyshon se varrezat masive  gjendën në Serbi “vetë fakti kur mungojnë 1600 persona sigurisht ata diku janë dhe sigurisht janë në varrezat masive në territorin e Serbisë të cilat informatat i presim nga serbët ose nga gatishmëria e tyre për të na informuar megjithëse deri më tani nuk kanë pasur gatishmëri rreth kësaj çështje”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!