×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Presidenca i harxhon mbi 7 mijë Euro për lule

    Reporteri
    27 Tetor 2022 | 20:49

    Presidenca e Kosovës ka shpallur tender në vlerë mbi 7 mijë euro për furnizim me lule, për nevojat e këtij institucioni, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në dosjen e tenderit janë specifikuar edhe llojet e luleve me të cilat do të furnizohet Presidenca.

    Aty thuhet se do të blihen 50 copë ikiban të vogël me lule të freskëta, 60 ikiban të mesëm, 40 ikiban të mëdhenjë, 25 buketa të vogla, 50 buketa të mesme, 20 buketa të mëdha, 40 kurora të mesme, 40 kurora të mëdha, 20 furnizime me trëndafila me trëndafila të freskët, pesë lule nolina dhe pesë lule krotn.

    Për këtë tender kanë dorëzuar ofertat nëntë kompani, por në fund fituese është shpallur “Lulishtja Labi”.

    Vlera e saktë e kontratës është 7 mijë e 339 euro e 72 centë, derisa kohëzgjatja është për 24 muaj.

    Kontrata është nënshkruar më 19 tetor./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!