×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftim

    Presidenca konfirmon largimin e Blerim Velës

    Reporteri
    30 Nëntor 2023 | 13:19

    Presidenca e Kosovës ka konfirmuar se shefi i stafit të Presidentes Osmani, Blerim Vela ka përfunduar angazhimin e tij në Presidencë, shkruan Reporteri.net.

    “Ai do t’i kthehet angazhimit të tij profesional dhe familjes”, thuhet në njoftim.

    Presidentja Osmani e ka falënderuar atë për angazhimin e deritashëm dhe i ka uruar sukses në angazhimet e mëtejme.

    Jep dorëheqje këshilltari i presidentes Osmani, Blerim Vela

    Vela së fundi ka qenë në qendër të kritikave për një status në platformën sociale “X”, që kishte të bënte me gazetarin Fahri Musliun, që ndërlidhej me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Vela kishte sugjeruar që presidenti serb Vuçiq dhe publicisti Musliu ta bënin testin e ADN-së për të vërtetuar nëse kanë gjakun e njëjtë.

    Lajmi në Zhvillim
    Jep dorëheqje shefi i stafit të presidentes Osmani, Blerim Vela
    30 Nëntor, 2023 - 12:48

    Shefi i stafit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij në Presidencë, ka mësuar Gazeta Online Reporteri.net nga burimet e veta.

    Reporteri.net ka dërguar pyetje për sqarim në Presidencë dhe është në pritje të një përgjigjeje.

    Vela së fundi ka qenë në qendër të kritikave për një status në platformën sociale “X”, që kishte të bënte me gazetarin Fahri Musliun, që ndërlidhej me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Vela kishte sugjeruar që presidenti serb Vuçiq dhe publicisti Musliu ta bënin testin e ADN-së për të vërtetuar nëse kanë gjakun e njëjtë.

    Blerim Vela, ishte emëruar shef i stafit të presidentes, Vjosa Osmani, më 7 prill të vitit 2021.

    Shefi i stafit të Vjosa Osmanit tallet, i kërkon Vuçiqit ta bëjë testin e ADN-së bashkë me Fahri Musliun

    Shpërndaje:
    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!