×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenca reagon ndaj Shërbimit Sekret Serb, që mori në pyetje Adriatik Kelmendin

    Reporteri
    22 Dhjetor 2021 | 15:52

    Shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar referuar rastit të marrjes në pyetje të gazetarit Adriatik Kelmendi, nga Shërbimi Sekret Serb për qëndrimin e tij në Beograd në cilësinë e avokuesit publik të pajtimit rajonal.

    Në reagimin e tij presidencial, thuhet se ky veprim i BIA-s, është një shembull se si presidenti serb Aleksandar Vuçiq minon lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosoëvs.

    Shërbimi Sekret Serb merr në pyetje Adriatik Kelmendin, reagon KOMRA

    ”Ngacmimi i Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë së Serbisë ndaj gazetarit të Kosovës @adriatikk është një shembull se si regjimi i #Vuçiqit minon lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës. Natyrisht, diskriminimi dhe masat arbitrare janë fytyra e vërtetë e një fasade të quajtur “Ballkani i Hapur””, thuhet në cicërimën e lëshuar në Twitter nga Vela.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!