×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti kroat u testua për COVID-19 në ditën kur u takua me krerët e Kosovës, ishte rast kontakti

    Reporteri
    24 Dhjetor 2021 | 11:35

    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, është testuar për COVID-19 pasi ishte takuar me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i cili ka rezultuar pozitiv, mëson Nova TV.

    Të martën në mbrëmje në Zagreb, Gjukanoviqi mori pjesë në një ceremoni në Kroaci ku prezent ishte edhe Milanoviqi.

    Atëherë ishte njoftuar se Dukanoviqi është prekur me koronavirus.

    Ndërkohë, Milanoviq të enjten ka qëndruar në Kosovë, teksa Nova TV ka zbuluar se ai ishte testuar mbrëmë dhe testi i ka dalë negativ.

    Milanoviq dje u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, kryeparlamentarin Glauk Konjufcën e kryeministrin Albin Kurtin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!