×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti: Mallrat serbe po hynë përmes kontrabandës në Kosovë

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 22:01

    Presidenti, Hashim Thaçi, ka thumbuar kryeministrin Haradinaj ndërsa ka folur për taksën e vendosur ndaj produketeve serbe. Ai ka konfirmuar se ka kontrabandë të mallrave serbe në veri.


    “Taksa është në fuqi por mallrat serbe janë në Kosovë, ka kontrabandë në veri, mallrat hjynë përms Malit të Zi, Shqipërisë, pra s’ka favor as disfavor. S’duhet të biejmë në kurthin e retorikës armiqësore që promovon Serbia ndaj Kosovës”, ka deklaruar Thaçi në një intervistë për Klan Kosova.

    Ai i ka bërë thirrje koalicionit qeverisës që të ulen të bisedojnë dhe të gjejnë një zgjidhje për taksën.

    “Në autoritetin e qeverisë është vendimmarrja. Pushtetet janë të ndara, delegacioni shtetërorë është i qeverisë.

    Duhet të jetë një debat substancial si të dilet nga kjo komë për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. Qytetarët janë lodhur nga politikat shterpe, duan substance”, ka deklaruar Thaçi.

    Ai më tej ka pohuar se nuk është mirë me i injoru këshillat e miqve ndërkombëtarë. /Reporteri.net/.

    A po dështon taksa? – Reporteri siguron pamje ekskluzive të kontrabandës me mallra serbe

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!