×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti shpalli “befasisht” zgjedhjet, mblidhet urgjentisht KQZ-ja

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 17:41

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur sot zgjedhjet për kryetarë të katër komunave në veri të Mitrovicës, i cili vendim u cilësua mjaft befasues, meqë nuk ishte paralajmëruar.


    Në anën tjetër, edhe në KQZ këtë vendim nuk është se e kanë pritur, dhe për këtë ata kanë organizuar një mbledhje për sot menjëherë pas vendimit të presidentit.

    Reporteri ka kontaktuar me zëdhënësin e KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka treguar që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhje në ora 18:00.

    “Po, sot në orën 18:00 do të ketë mbledhje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve” ka thënë Valmir Elezi për Reporterin.

    Sidoqoftë, këto zgjedhje që përfshijnë të gjithë rajonin e veriut, do të mbahen më 19 maj.

    Ndryshe, zgjedhjet vijnë pas dorëheqjeve të katër kryetarëve të komunave që udhëhiqen nga serbët, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksën prej 100 për qind për produktet serbe e boshnjake./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!