×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaçi: Shkëmbimi i territoreve nënkupton pazare, unë po flas për korrigjim

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 21:42

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përsëritur qëndrimin e tij pro idesë së korrigjimit të kufijve. E ai insiston se një gjë e tillë nuk nënkupton shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.


    “Unë besoj fuqishëm në idenë e korrigjimit. Çka nënkupton korrigjimi i kufijve: Kosova vend i pavarur dhe sovran, me Preshevën, Medvegjën e Bujanocin, pa u prekur asnjë milimetër e territorit të Kosovës”, ka thënë Thaçi në Klan Kosova.

    Tutje, ai ka mohuar se përkrahë idenë e shkëmbimit të territorit, dhe ka bërë thirrje të mos keqkuptohet një gjë e tillë.

    “Shkëmbimi i territoreve nënkupton pazare, dhe unë nuk bëj pazare”, ka thënë Thaçi.

    Thaçi ka thënë edhe se raportet e Kosovës me Amerikën nuk do të prishen, ndonëse kohëve të fundit ka patur një zbehje për shkak të taksës.

    “Nuk guxojmë të prishemi, nuk kemi arsye. Kemi argumente që kanë qalua paksa raportet. Por nuk do të ndodh një prishje. Ka këshilla miqësore të lëvizet në drejtim të përcaktuar dhe për një të ardhme euoatlantike. Është invesim i madh i SHBA’ve dhe NATO’s për liri dhe pavarësi’’, ka thënë ai.

    Sipas tij, nuk guxohet të cenohet miqësia me SHBA’në. Madje Thaçi tregon se kur do të reagojë.

    ”Nuk mund cenojmë raportin me SHBA’në apo vendet e tjera perëndimore. Kërkesa e gjithë bashkësisë është që të respektojmë këshilla për t’i hapur mundësi vazhdimit të dialogut. Mund të them se ky proces nuk mund të zhbllokohet njëanshëm. Është i patolerueshëm kushtëzimi i Beogradit por Kosova do të ec paralel me bashkësinë ndërkombëtare. Kam besim që gjëra të tilla do të tejkalohen dhe për Kosovën nuk do të ketë cenim ani pse ka zbehje në raportet tona… Ata e njohin vullnetin politik në Kosovë dhe orientinmin strategjik. Nuk do të lejoj devijimin me SHBA’në. Në moment që e shoh se fillon të preket vija e kuqe, atëherë do të ndërhyj’’, ka deklaruar Presidenti i vendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!