×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti shpall zgjedhje të jashtëzakonshme në komunat serbe

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 14:41

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka ndërmarrë sot një vendim të paparalajmëruar.


    Ai ka marrë vendim për shpallje të datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovica e veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

    “Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, duke marrë parasysh shkresën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe pas një procesi të konsultimeve përkatëse me partitë politike dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sot ka nxjerr vendimin për caktimin dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan”, thuhet në njoftimin për media.

    Tutje u shtua se në pajtim me këtë vendim, zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në këto katër komuna të Kosovës do të mbahen më 19 maj 2019.

    Vendimi për shkuarje në zgjedhje në këto komuna, vjen disa muaj pasi kryetaret e tyre dhanë dorëheqje. Vendimi i tyre kishte ardhur pasi Qeveria e Kosovës kishte vënë taksën prej 100 për qind për produktet serbe e boshnjake.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!