×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    Presidentja Osmani dekreton ambasadorin e Kosovës në Zvicër, ky është shefi i ri i misionit në Bern

    Reporteri
    29 Dhjetor 2023 | 8:02

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka dekretuar Mentor Latifin, ambasador në Konfederatën Zvicerane. 

    Gazeta Online Reporteri.net, ka siguruar dekretin e nënshkruar nga presidentja Osmani më datën 21 dhjetor.

    “z.Mentor Latifi emërohet Shef i Misionit/Ambasador i Republikës së Kosovës në Konfederatën e Zvicrës, me seli në Bern.”, thuhet në dekret.

    Tutje, në dekret thuhet se ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës që të ndërmarrë të  gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij dekreti.

    Latifi do ta zëvendësojë Sami Ukellin, i cili deri më tani ka qenë ambasador i Kosovës në Zvicër. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!