×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani dekreton Ligjin për buxhetin e vitit 2022

    Reporteri
    30 Dhjetor 2021 | 16:38

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, në mbështetje të kompetencave të saj, ka dekretuar Ligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, shkruan Reporteri.net.

    “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, në mbështetje të nenit 80 (2) dhe nenit 84 pikat (4 dhe 5) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ka dekretuar shpalljen e Ligjit Nr. 08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, më 17.12.2021, dhe i pranuar nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, më 29.12.2021”, thuhet në dekretin e Presidentes Osmani.

    Qeveria e Kosovës, dje miratoi të premten Projektligjin e Buxhetit për vitin 2022, në vlerë prej 2 miliardë e 748 milionë eurosh.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nga ky buxhet, për herë të parë, mbi 100 milionë euro do të ndahen për ushtrinë e Kosovës.

    Kjo shumë, sipas Kurtit, përkon me 1.3 për qind të Bruto Prodhimit Vendor.

    “Synimi ynë është që brenda mandatit ta sjellim në 2 për qind të Bruto Prodhimit Vendor, aq sa e kërkon standardi i NATO-s”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

    Ai tha se me këtë buxhet do të ndërtohen edhe 50 çerdhe në Kosovë, do të mbështetet shkenca, nuk do të ketë pensione nën 100 euro e të tjera.

    Dy milionë euro, për herë të parë sipas Kurtit, do të ndahen edhe për Luginën e Preshevës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!