Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar gjenocidin e kryer 28 vite më parë në Srebrenicë, shkruan Reporteri.net.

Përmes një postimi në Facebook, e para e shtetit ka thënë se është një gjenocid që nuk do të harrohet kurrë.

“Mohuesit e gjenocidit nuk mund të shndërrohen asnjëherë në faktorë të paqes”, ka shkruar ajo mes tjerash.

Reklamë

Postimi i plotë:

8372 jetë të pafajshme!

8372 nëna të Srebrenicës që edhe sot kërkojnë drejtësi për bijtë e tyre!

Një gjenocid që nuk do të harrohet kurrë.

Një regjim, që edhe sot e mohon gjenocidin në Srebrenicë e kudo në Bosnjë e Hercegovinë, sikurse e mohon edhe gjenocidin në Kosovë. Po i njëjti regjim që avokonte për gjenocidin atëherë e që i sulmon Kosovën e Bosnje-Hercegovinën edhe sot.

Reklamë

Mohuesit e gjenocidit nuk mund të shndërrohen asnjëherë në faktorë të paqes.

Kujtim i përhershëm për të gjitha viktimat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit!