×
  • Lajme
  • Lajme / "NATO është me ne"

    Presidentja Osmani në “La Repubblica”: Vuçiq me armë ruse mendon aneksimin e Veriut sipas modelit të Krimesë

    Reporteri
    02 Tetor 2023 | 16:53
    Presidentja Vjosa Osmani. Foto: The Telegraph

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për të përditshmen italiane “La Repubblica”, ka porositur shtetin serb se “duhet ta dijë se do të përballet me një popull të gatshëm për të mbrojtur lirinë me çdo kusht”.

    “Dhe në këtë NATO është me ne”, shtoni e para e shtetit, derisa foli për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Manastirin e Banjskës, në Zveçan, dhe përpjekjet e Serbisë për de-stabilizimin e Kosovës.

    “Ka prova të pakundërshtueshme. Serbia ka kryer një akt agresioni më 24 shtator dhe po përgatitet të kryejë një akt tjetër duke forcuar forcat e armatosura dhe artilerinë në kufirin me Kosovën”, citohet të këtë thënë Osmani në mediumin italian, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Është diçka ndryshe nga ajo që kemi parë në 25 vitet e fundit, e paprecedentë”, ka shtuar shefja e shtetit kosovar, derisa pohon se Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, me armë ruse, po mendon aneksimin e Veriut të Kosovës, sipas modelit të Krimesë.

    Rusia, në nëntor të vitit 2013, kishte vendosur pranë kufijve me Ukrainën mbi 100,000 trupa të saj, bashkë me armatim të rëndë, përreth Gadishullit të Krimesë. Disa muaj pas, në shkurt dhe mars të 2014’ës, Rusia pushtoi dhe më pas aneksoi Gadishullin, duke e marrë atë nga Ukraina.

    Kjo ngjarje ndodhi pas Revolucionit të Dinjitetit dhe është pjesë e Luftës më të gjerë Ruso-Ukrainase. Ngjarjet në Kiev që rrëzuan presidentin ukrainas Viktor Janukoviç më 22 shkurt 2014 shkaktuan demonstrata pro-ruse që nga 23 shkurti kundër qeverisë së re të Ukrainës në ardhje. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!