Një delegacion i Luginës së Preshevës, sot është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula.

Kështu ka bërë të ditur Ardita Sinani, e cila ka shtuar se gjatë takimit është diskutuar për mbështetjen institucionale të Kosovës ndaj shqiptarëve të Luginës dhe rëndësinë e përfaqësimit të tyre politik.

‘’Presidentja u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve me të drejtë vote që të mbështesin listën e përbashkët “Koalicioni Shqiptar”, me numër 17, në zgjedhjet parlamentare’’, thuhet në njoftim.

Reklamë