×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / E fundit

    Nominimi i Konjufcës dhe takimet me liderët e partive, Presidentja thërret konferencë për sonte në 19:00

    Reporteri
    04 Nëntor 2025 | 17:53

    Presidentja Vjosa Osmani do të mbajë sonte konferencë në orën 19:00, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimin e ka dhënë Presidenca e Kosovës.

    “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mban sot (4.11.2025), në orën 19:00, konferencë për media”, thuhet në njoftim.

    Ndryshe, konferenca vjen pas takimeve që ka mbajtur Osmani sot me liderët e partive, Memli Krasniqin e PDK’së dhe Lumir Abdixhikun e LDK’së.

    Takimet erdhën pasi VV e propozoi Glauk Konjufcën për kryeministër. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!