Hiç më pak se edhe para katër ditësh, Zotëriu i parë Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, i kishte quajtur mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, ashtu siç bëri edhe të martën mbrëma, shkruan Reporteri.net.

Pasi e kishte shpërndarë reagimin e këshilltarit të Vjosa Osmanit, Bekim Kupinës, ndaj një teksti të publikuar në disa media ku thuhej (mundesh me hjek krejt, veç qe don mi qepu Vjosës) në profilin e tij zyrtar në Facebook, Sadriu kishte shkuar “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

Reklamë

Njëjtë Sadriu veproi edhe të martën, por, këtë herë nuk harroi ta fshinte statusin.

Pas shumë reagimeve lidhur me publikimin e tij, Sadriu e fshiu postimin nga rrjeti social Facebook, ndonëse reagimi i tij veç ishte ruajtur në media.

Sadriu ka marrë kritika të shumta për këtë deklaratë madje është kërkuar edhe shkarkimi i tij.

Të mërkurën, ka reaguar edhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon duke e quajtur fushatë denigruese kundër gazetarëve. 

Reklamë