Në Prishtinë, komunikacioni edhe në këto orë të pasditës vazhdon të jetë i dendur dhe shumë vështirë i kalueshëm.


Qytetarët po ballafaqohen me kolona të gjata në trafik dhe vonesa për minuta të tërë, shkruan Reporteri.net.

Reklamë

Siç shihet nga fotografitë, kolonat kanë nisur nga Qendra, afër Stacionit të Autobusëve e deri në Veternik.

Është bërë rutinë që trotuaret të shndërrohen në rrugë për lëvizje të veturave, këto lëvizje nëpër trotuare bënë që këmbësorët të pengohen gjatë lëvizjes.