×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtina si Afganistan, Ahmeti vazhdon të bëjë sehir

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 14:10

    Ishte rreth 6 vitesh Shpend Ahmeti u fut në garë për kryeqytetin, premtoi se tregjet që po i japin Prishtinës pamjen e ngjashme me ndonjë qytet të Afganistanit, do të rregullohen.


    Në mandatin e parë kjo gjë nuk ndodhi, dhe pas katër vitesh gjithçka që renovoi ishte premtimi, shkruan Reporteri.net.

    Mirëpo, edhe pas gati gjysmës së mandatit të dytë, tregjet kanë pamje të njëjtë – si në Afganistan. Për këtë nuk po flet më i pari i kryeqytetit.

    Ahmeti ka zgjedhur që në fokus të aktivitetit të tij të vendos tema më të mëdha, si dialogu me Serbinë, në kuadër të të cilit u bë pjesë e Delegacionit Shtetëror si bashkëkryesues me Fatmir Limajn e Nismës Socialdemokrate.

    Sidoqoftë, Komuna që udhëhiqet nga njerëz të PSD, kanë nisur me disa inspektime për veprimtari joligjore, siç ishin taksitë ilegalë.

    Reporteri.net iu sjell pamje nga dy tregje të Prishtinës, ai në Ulpianë dhe tek “Xhamia e Llapit”:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!