×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Zgjedhjet komunale

    Prishtinë: Numërohen 60% të votave të Diasporës, Çeku para Ramës

    Reporteri
    20 Tetor 2025 | 11:04

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat nga numërimi i votave nga Diaspora për Prishtinë nga zgjedhjet komunale të 12 tetorit.

    Nga 60% të votave të numëruara, kandidati i Vetëvendosjes, Hajrulla Çeku del të jetë i pari aktualisht me 54.88% apo 343 vota. Në vend të dytë është Përparim Rama i LDK-së me 26.72% apo 167 vota.

    Në vend të tretë është kandidati i PDK-së, Uran Ismaili me 12.32% apo 77 vota dhe në vend të katërt Besa Shahini e PSD-së me 2.88% apo 18 vota.

    Nga rezultatet e përmbledhura, Përparim Rama është i pari me 33.74%, i dytë Hajrulla Çeku me 33.13%, i treti Uran Ismaili me 27.71% dhe Bekë Berisha i AAK-së me 3.12%.

    /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!