×
  • Lajme
  • Lajme

    Pritet largimi nga AAK-ja, Albena Reshitaj kandidate e VV’së për kryetare të Suharekës?

    Reporteri
    09 Gusht 2021 | 11:37

    Autor: Besfort Veseli 


    Deputetja Albena Reshitaj brenda pak ditësh pritet që përfundimisht t’i ndajë rrugët me AAK-në, për t’iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.


    Madje, një burim i Gazetës Online Reporteri.net, i afërt me deputeten në fjalë, ka treguar se Reshitaj është propozuar në degën e partisë së Kryeministrit Kurti në Suharekë të jetë kandidate e LVV-së për kryetare të kësaj komune.

    Derisa vendimin për kandidatin për kryetar të komunës e jep anëtarësia e LVV-së në Suharekë, sipas statutit dhe rregulloreve të zgjedhjeve të brendshme të kësaj partie.

    Gazeta Online Reporteri.net ka kontaktuar me deputeten Reshitaj për të marrë konfirmim. Por, deputetja përkundër se pyetjet kanë qenë në lidhje me angazhimin e saj politik, ka treguar vetëm se ndodhet në pushime jashtë vendit për një kohë.

    “Kush po e thotë këtë… Kam filluar pushimet… Uroj që të pushoni edhe ju pak”, tha ajo nder tjera.

    Nga ana tjetër, në Lëvizjen Vetëvendosje nuk jenë deklaruar për Reporteri.net në lidhje me informacionet rreth këtij aderimi dhe kandidimit të mundshëm të Albena Reshitajt për kryetare të Suharekës – komunë e cila aktualisht drejtohet nga AAK-ja.

    Albulena Reshitaj AAK-së i ishte bashkuar në vitin 2019, pasi ishte larguar nga AKR-ja.

    “Krisja e madhe” e deputetes nga Suhareka me partinë e Ramush Haradinajt ndodhi në prill të këtij viti, kur deputetja nuk iu bind urdhrave të AAK-së për të mos marrë pjesë në votimin për Presidentin e Kosovës.

    Albena Reshitaj AAK-së nuk iu bind as para fiks një jave kur ajo u bë e vetmja deputete e opozitës që mori pjesë në votimin e Bordit të ZReE-së në Kuvend. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!