Kreu i diplomacisë kosovare, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në një takim të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Të pranishëm kanë qenë edhe kryediplomati gjerman, Johann Wadephul dhe komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos.
Konjufca ka thënë se bashkëpunimi rajonal duhet të garantojë trajtim të barabartë për të gjitha shtetet.
“Bashkëpunimi rajonal duhet të garantojë trajtim të barabartë për të gjithë partnerët e WB6, të përmbushë çdo angazhim dhe të mbrojë të drejtat e çdo komuniteti. I njëjti standard duhet të zbatohet edhe për shqiptarët në Luginën e Preshevës, të cilët vazhdojnë të përballen me pasivizimin, pengesat për njohjen e diplomave dhe nën-përfaqësimin në institucionet shtetërore. Nuk mund të ketë standarde të dyfishta”, ka shkruar Konjufca.
“Republika e Kosovës është gati të përparojë në një rrugë evropiane të bazuar në meritë, me progresin e gjykuar nga rezultatet. Progresi që kemi bërë tani duhet të reflektohet në lëvizje konkrete drejt statusit të kandidatit dhe hapjes së negociatave të pranimit”, ka shtuar Konjufca.
At the @BerlinProcessWB FM’s Meeting in 🇲🇪, hosted by DPM & FM @ErvinIbrahimov1, alongside 🇩🇪 FM @JoWadephul, 🇪🇺 Commissioner @MartaKosEU and colleagues from across the region, my message was clear:
Regional cooperation must guarantee equal treatment for all WB6 partners, deliver on every commitment and protect the rights of every community. The same standard must apply to Albanians in the Presheva Valley, who continue to face address passivisation, obstacles to diploma recognition and underrepresentation in state institutions. There can be no double standards.
The Republic of Kosova is ready to advance on a merit-based European path, with progress judged by results. The progress we have made should now be reflected in concrete movement towards candidate status and the opening of accession negotiations.
— Glauk Konjufca (@KonjufcaGlauk) October 1, 2026