×
  • Lajme
  • Lajme

    Profesoresha e UP-së Jehona Lushaku Sadriu, i bashkohet LDK-së

    Reporteri
    22 Dhjetor 2021 | 12:21

    Profesoresha Jehona Lushaku Sadriu i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka bërë njoftimin publik në Facebook, derisa ka folur rreth përvojës së saj.

    “LDK mbetet e hapur për profesionistë, intelektualë, e aktivistë publik që ndajnë bindje të njëjta e që kanë vullnet për shërbim ndaj vendit. Kjo shtëpi e demokracisë, si alternativë e vetme e dekadës së tashme, do t’i pasurojë radhët e veta me më të mirët e shoqërisë; në të gjitha nivelet pa dallim. Ekipi ynë i ardhshëm, me të tillë si profesoresha Lushaku – Sadriu, ka të ardhme të sigurt”, shkroi Abdixhiku ndër tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!