×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria zbulon detaje nga vrasja e mbrëmshme në Gjakovë

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 10:39

    Prokuroria Themelore në Gjakovë ka dhënë detaje për vrasjen dhe plagosjen që ndodhi mbrëmë rreth orës 18:30, në fshatin Marmull.

    “I dyshuari A. Gj., nga i njëjti fshat ka privuar nga jeta T.B., i moshës 40 vjeç dhe ka plagosur një person tjetër A.N., 56 vjeçar”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

    Sipas deklaratës së të plagosurit, dyshohet se motivi është pronësor. Policia pasi ka bastisur shtëpinë e të pandehurit, e ka arrestuar të njëjtin dhe i ka konfiskuar armën me të cilën i ka kryer veprat.

    Nga ana e Njësisë së Forenzikës së policisë rajonale është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe janë siguruar dëshmitë e nevojshme.

    Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të Prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa personi i cili ka mbetur i plagosur është duke u trajtuar në Spitalin “Isa Grezda”, në Gjakovë, dhe është jashtë rrezikut për jetë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!