×
  • Lajme
  • Lajme

    Pronari ishte i pari që pa fabrikën e tij në Fushë Kosovë duke u djegur

    Reporteri
    06 Prill 2019 | 20:37

    Gjatë mesditës së sotme, një fabrikë e peletit në Fushë Kosovë u dogj e tëra. Shkaktarët ende nuk dihen, por sipas pronarit të saj, dëmi i shkaktuar kap shifrën e rreth 50 mijë eurove.


    I pari që e pa bizesin e tij duke u djegur ishte vet pronari i fabrikës së paletit, Mustafë Abazi.

    Ai thotë se ishte në fabrikë duke prerë dicka, por papritmas e pa se fabrikës i kishte dalë flaka.

    “40 mijë deri në 50 mijë euro, ende nuk i kam numëruar, por këtu sillet dëmi”, thotë pronari.

    Sipas zjarrfikësve, nalja e flakës ka qenë e vështirë për shkak që lëndët drurore janë problematike në ndezje.

    Sipas policisë ende nuk dihen shkaktarët e këtij zjarri.

    https://www.youtube.com/watch?time_continue=35&v=20pQkw1xdk4

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!