Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, i ka ndërlidhur protestat kundër tij në Beograd me njerëzit e Ramush Haradinajt. Ai ka thënë se bashkëpunëtorët e Haradinajt në Serbi po e duan rrëzimin e tij.
“Haradinaj kur tha se do të më rrëzojë nga Qeveria mendova se po bën numra, tani e shoh se ai ka bashkëpunëtorët e tij këtu mes neve. Boshko Obradoviq është fashist i vogël, i cili mendon se me dhunë ndaj njerëzve mundet të arrijë diçka , ai e keqtrajtoi edhe bashkëpartiaken e tij, ai ndjen nevojë për të keqtrajtuar gra. Frikë nuk guxon të mbillet nga liderë huliganë e fashistë, unë do ti lus qytetarët që mos të bëhen pjesë e dhunës, sepse të gjithë do të përgjigjen para ligjit”, tha Vuçiq, në një konferencë për media derisa jashtë Pallatit Presidencial protestohej kundër tij.
Ai, tha se nuk do të lejojë që të përsëritet dhuna si natën e mbrëmshme në Radio Televizionin e Serbisë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.