Protesta për të kërkuar siguri dhe drejtësi për gratë, do të vazhdojë çdo natë.
Organizatorët kanë kërkuar nga qytetarët që të bashkohen te sheshi i Prishtinës edhe nesër, pasnesër, e më tutje.
Kjo ishte kërkesa e fundit e tyre për popullin.
“Përfundimisht, kërkesa jonë e fundit, edhe që është për krejt juve, me ardhë çdo natë, me qenë me neve, me vazhdu me kërku drejtësi për gratë, me iu bashkëngjitë grave, me ju besu grave”, thanë në protestë.
Në Prishtinë po protestohet për vrasjen makabre të Arlinda Zekajt.
Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.
Për rastin, i dyshuar është kunati i saj, Albert Sylaj, i cili u arrestua mbrëmë.
Tri ditë para se të vritej, ajo i ishte drejtuar me letër Prokurorisë Themelore në Pejë, duke kërkuar mbrojtje dhe duke shprehur shqetësimin për sigurinë e saj.