×
  • Lajme
  • Lajme / Përgjimi i Mimozës

    Protestë “kundër koordinimit me Radojçiqin”: Nesër në ora 18:00, në Prishtinë

    Reporteri
    14 Korrik 2023 | 13:55

    Në kundërshtimin të veprimeve të fundit të Qeverisë, një grup i qytetarëve ka thirrur protestë për të shtunën në Prishtinë.

    Në një njoftim, i cili po shpërndahet me të madhe në rrjete sociale, thuhet se kjo protestë është kundër koordinimit të Qeverisë me Milan Radojçiqin, të dyshuarin për krime të ndryshme në Kosovë.

    Sipas këtij njoftimi, protesta do të mbahet nesër në sheshin “Skënderbe”, duke fillua nga ora 18: 00.

    “Qeveria e Kosovës nuk po tërhiqet na veprimet skandaloze. Prandaj, të shtunën më 15 korrik protestojmë të gjithë kundër skandaleve qeveritare, kundër koordinimit me Millan Radojqiqin! Kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së”, thuhet në njoftim.

    Gjithashtu, aty përmende se në protestë do të kërkohet nga Mimoza Kusari-Lila ta dorëzojë mandatin e saj të deputetes.

    “Mioza Kusari, duhet ta dorëzojë mandatin. Një politikane që është zënë duke u koordinuar me Milan Radojçiqin, kundër luftërave të UÇK-së nuk duhet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës” – thuhet në njoftim.

    Ndryshe, idenë e protestës fillimisht e vuri në spikamë Daut Haradinaj, zyrtar i AAK-së, i cili i reagoi Kusari-Lilës pasi ajo e akuzoi Ramush Haradinajn, kryetar i AAK-së, për fryerjen e listave të veteranëve të UÇK-së.

    “Duket se me apo pa koordinim, protestat janë të pashmangshme”, shkroi Haradinaj.

    Në audio-incizimet e publikuara nga Nacionale, Kusari-Lila e përmend edhe protestën e veteranëve të UÇK-së. Në lidhje me këtë, ka reaguar Faton Klinaku, sekretar i OVL-së së UÇK-së. Klinaku shkroi që tash po dëshmohet për një bashkëpunim në mes pushtetit dhe Listës Serbe, që sipas Klinakut është e pamoralshme dhe e pakuptueshme. Madje, ai kërkoi edhe hetim ndaj Kusarit e Simiqit.

    “Pas përgjimeve, së paku prokuroria duhet që t’i intervistojë deputetët Mimoza Kusari-Lila dhe Slavko Simic, se pse mbajnë kontakte me një të ndjekur nga shteti i Kosovës siç është Milan Radoiçiq, e qe besa t’iu ngris aktakuzë për këtë, pasiqë edhe mund ta dijnë vendndodhjen e tij.” – shkroi ai.

    Ndryshe, protestën e ka përkrahur edhe analisti Vehbi Kajtazi. Kajtazi ka shkruar shkurtimisht “Të shtunën në shesh”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!